Shqipëria me tkurrjen më të madhe të popullsisë

Shqipëria me tkurrjen më të madhe të popullsisë

Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që nga fillimi i viteve 2000, duke shënuar tkurrjen më të fortë mes vendeve evropiane. Sipas të dhënave të Eurostat, më 1 janar 2026 Shqipëria numëronte rreth 2.34 milionë banorë, nga 3.06 milionë në vitin 2000 (Eurostat raporton shifrat e publikuara nga INSTAT), raporton Monitor. Në 25 vjet, popullsia e vendit është pakësuar me rreth 721 mijë persona, ose 23.6%. Nga të dhënat rezulton se Shqipëria ka humbur pothuajse një në çdo katër banorë që kishte në fillim të mijëvjeçarit. Kjo rënie, sipas të dhënave të përpunuara nga “Monitor”, është më e larta në Evropë. Shteti i dytë me tkurrjen më të lartë është Bullgaria, që pa një reduktim prej 21.6% në të njëjtën periudhë. Në...