“Shoqëria nuk është imunizuar ndaj ideologjive ekstreme”/ Regjisori i shfaqjes “Drejtësi në Nuremberg”: U nxita nga zhvillimet politike në botë, po jetojmë një nga momentet më apokaliptike të shekullit XX
Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, në Nuremberg të Gjermanisë nisi gjyqi ndërkombëtar ndaj krimeve që kryen nazistët. Për gati një vit, përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Nurembergut, fuqitë aleate që kishin fituar mbi Gjermaninë naziste nxorën në bankën e të akuzuarve 21 kriminelë të rangut të lartë gjatë luftës. Më i larti ishte Herman Gering i zgjedhur nga Hitleri si numri dy i nazistëve dhe zyrtari më i lartë që urdhëroi Zgjidhjen përfundimtare, me shfarosjen e kombit hebre. Procesi përfundoi me dymbëdhjetë dënime me vdekje, shtatë dënime me heqje lirie dhe tri shpallje pafajësie. Vetë Geringu i shpëtoi dënimit me vetëvrasje. Nazistët me poste drejtuese nuk shprehën aspak pendesë dhe fajin ia ngarkonin vetëm Hitlerit, i cili ditët e fundit të luftës kishte kryer...
Burimi:
top-channel.tv