Shkrim për Shqipërinë i Mario Vargas Llosas

Shkrim për Shqipërinë i Mario Vargas Llosas

Mario Vargas Llosa VENDI I SHQIPONJAVE Nga Mario Vargas Llosa Për Shqipërinë, vend ku nuk kam shkelur ndonjëherë por që e njoh nga romanet e mira të Ismail Kadaresë, kam pasur një nga diskutimet më të nxehta që mbaj mend. Kundërshtari im ishte një djallushkë femër, në dukje, që quhej Uma Thurman, suedeze me origjinë dhe artiste me profesion, me një siluetë si shufër dhe me flokë të rimtë, me të cilën, për kënaqësi të syve të mi dhe tmerr të shijeve e bindjeve të mia, para dy vjetësh u bëmë bashkë në jurinë e Festivalit të Kinemasë të Venecias. Duke përdorur mjetet e pafundme bindëse (inteligjencën, lotët, joshjen, shantazhin, frikën, lutjen) dhe një aftësi për intrigë të denjë, si ajo e Makiavelit dhe Rastinjakut...