Shkodra porta e Alpeve, mbi 356 mijë vizitorë në 6 muaj
Zonat e mbrojtura të qarkut të Shkodrës po tërheqin çdo vit e më shumë vizitorë, duke e forcuar pozicionin e veriut të Shqipërisë si një nga destinacionet kryesore për turizmin natyror dhe aventurën. Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura (AdZM) Shkodër, Agim Dardha tha sot se fluksi i vizitorëve ka ardhur në rritje nga viti në vit. “Vetëm gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, zonat e mbrojtura të qarkut të Shkodrës janë vizituar nga 356 105 turistë, prej të cilëve 235 200 janë vizitorë vendas dhe 120 905 të huaj”, u shpreh Dardha. Sipas tij, destinacioni më i frekuentuar mbetet Parku Kombëtar i Alpeve, ku Thethi vijon të jetë pika më tërheqëse. “Vetëm në janar-qershor Thethi u vizitua nga 142 350 vizitorë vendas...
Burimi:
kultplus.com