Shkencëtarët japonezë po krijojnë ilaçin që mund t’ju rrisë dhëmbë të rinj
Në Japoni, kompania biofarmaceutike Toregem Biopharma, e financuar nga Universiteti i Kiotos, po zhvillon një ilaç që mund të ndihmojë njerëzit me humbjen e dhëmbëve. Rruga drejt këtij zbulimi filloi në vitin 2007, kur një ekip shkencëtarësh zbuloi se mungesa e gjenit USAG-1 tek minjtë çonte në zhvillimin e dhëmbëve shtesë. Kjo i çoi studiuesit në hipotezën se bllokimi i proteinës USAG-1 me një ilaç mund të aktivizonte rigjenerimin e dhëmbëve edhe te njerëzit me probleme që në lindje ose që kishin pasur probleme me zhvillimin e dhëmbëve. Fillimisht, ekipi testoi antitrupa kundër USAG-1 te minjtë dhe më pas zhvilloi antitrupa të humanizuar anti-USAG-1, të cilët treguan sukses në stimulimin e rritjes së dhëmbëve te minjtë dhe qentë. Sipas raportimeve të The Japan Times, ilaçi është testuar gjithashtu te nuselalat,...
Burimi:
syri.net