Shfaqja e italianëve në Gjirokastër, “Nunca mas” sjell në skenë një rrëfim të fortë psikologjik dhe historik

Shfaqja e italianëve në Gjirokastër, “Nunca mas” sjell në skenë një rrëfim të fortë psikologjik dhe historik

Shfaqja teatrale “NUNCA MAS” solli në skenë një rrëfim të fortë psikologjik dhe historik mbi dramën e “desaparecidos” në Argjentinë, duke trajtuar plagët e diktaturës ushtarake dhe peshën e kujtesës njerëzore. E ndërtuar si një thriller psikologjik, vepra zhvillohet në një redaksi të zymtë në periferi të Buenos Aires-it, ku një gazetar nis një hetim mbi të mbijetuarit e kësaj periudhe tragjike. Ajo që në fillim duket si një intervistë e zakonshme, shndërrohet gradualisht në një përballje të fortë emocionale dhe mendore, ku kujtimet, faji dhe e vërteta përplasen vazhdimisht. Përmes një atmosfere të rëndë dhe klaustrofobike, shfaqja vendos publikun përballë pyetjeve të forta morale dhe njerëzore: a ekziston një e vërtetë absolute dhe a mund të jetojë njeriu me kujtimet apo përfundon i shkatërruar...