Sekretet e Kadaresë/ Bujar Hudhri, rrëfen rrugëtimin 30-vjeçar me kolosin e letrave shqipe
Marrëdhënia mes botuesit Bujar Hudhri dhe Ismail Kadaresë ishte gjithçka, përveçse e zakonshme. Një rrugëtim 30-vjeçar në një “terren të vështirë”, siç e përshkruan vetë Hudhri në studion e Pas Mesnatë, ku herë pas here “binin rrufe”, por që mbeti një nga bashkëpunimet më domethënëse për të. Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, Hudhri kujton bisedat me shkrimtarin e ndjerë. “Kadareja nuk fliste fort se sa donte të jetonte por kohët e fundit shprehte një dëshirë që të jetonte 90 vjeç. Unë i thoja gjithmonë do jesh mbi 100. E bukura për këtë intervistë është koicidenca tjetër që Kadare ka lindur më 28 janar 1936 dhe ka qenë ditë e mërkurë. Pra pas 90 vitesh bie fiks e mërkurë. Kadare në një nga librat...
Burimi:
kultplus.com