Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

Sekretet e bibliotekës së Umberto Eco-s, librat që formësuan një ikonë të kulturës

Nuk është thjesht një muze, as një arkiv apo një koleksion librash. Biblioteka e Umberto Eco-s është një udhëtim në botën e kuriozitetit të një prej mendjeve më të ndritura të shekullit XX. Që prej 1 korrikut, biblioteka personale e shkrimtarit dhe semiologut italian është vendosur në pjesën e shekullit XX të Palazzo Poggi, në fund të rrugës Zamboni në Bolonja, duke i ofruar publikut mundësinë të hyjë në universin e tij intelektual. Bëhet fjalë për rreth 32 mijë libra, të cilët, nëse do të vendoseshin njëri mbi tjetrin, do të krijonin një kullë rreth 900 metra të lartë, më e madhe se kulla e Dubait, ndërtesa më e lartë në botë. Por vlera e bibliotekës nuk qëndron vetëm te numri i librave, por te...