Rregulla të reja në BE: Përmbajtja e gjeneruar me AI duhet të etiketohet

Rregulla të reja në BE: Përmbajtja e gjeneruar me AI duhet të etiketohet

Që nga e diela, kompanitë që krijojnë ose përdorin përmbajtje të gjeneruar nga Al duhet ta etiketojnë qartë atë, në përputhje me udhëzimet e reja të Bashkimit Evropian për transparencë. Qëllimi i këtyre rregullave është që qytetarët evropianë të mund të dallojnë menjëherë nëse përmbajtja që shohin në internet është autentike apo e krijuar nga Al. Ligji gjithëpërfshirës i BE-së për Al po hyn në fuqi në faza. Nga kjo e dielë, kompanitë duhet të sigurojnë që: Sistemet e AI-së, si chatbot-ët, t’u bëjnë të ditur përdoruesve se po ndërveprojnë me Al; Imazhet, tekstet ose materialet e tjera të krijuara nga AI të mbajnë një etiketë që tregon qartë origjinën e tyre. Kjo mund të realizohet përmes watermark-eve (shenjave digjitale) ose mekanizmave të tjerë që...