Roberto Mancini rikthehet në krye të kombëtares së Italisë
Roberto Mancini pritet të rikthehet si trajner i kombëtares së Italisë, njoftoi sot presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giovanni Malagò. Malagò e bëri njoftimin gjatë një mbledhjeje të nivelit të lartë të Federatës Italiane të Futbollit, në Romë. Mancini drejtoi Italinë nga viti 2018 deri në 2023 dhe e udhëhoqi kombëtaren drejt triumfit në Euro 2021. Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka fituar edhe tre tituj të Serisë A me Interin, një titull të “Premier League” me Manchester City dhe kampionatin e Katarit me Al-Sadd. Raportimet bëjnë të ditur gjithashtu se, ish-trajneri Claudio Ranieri do të emërohet drejtor teknik i Federatës Italiane të Futbollit. Procesi për zgjedhjen e trajnerit të ri rezultoi i vështirë, pasi Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola refuzuan...
Burimi:
kultplus.com