Rikthimi te shkrimi i studiuesit Qerim Vrioni, “Kur u ngrit flamuri pa yllin e kuq”

Rikthimi te shkrimi i studiuesit Qerim Vrioni, “Kur u ngrit flamuri pa yllin e kuq”

Qerim Vrioni Nga Fatmir Terziu Rikthimi te shkrimi i studiuesit Qerim Vrioni, “Kur u ngrit flamuri pa yllin e kuq” (Fjala e Lirë, Dhjetor 2010), nuk është thjesht një akt përkujtimor apo një ushtrim nostalgjie historike. Rikthimi është një domosdoshmëri kulturore, dokumentare dhe morale për shoqërinë shqiptare. Ky shkrim i mjeshtrit të kësaj tematike, Qerim Vrionit, përfaqëson një nga ato dëshmi ku historia nuk rrëfehet nga lart, nga zyrat apo protokollet, por nga poshtë, nga njerëzit që e përjetuan ndryshimin si sakrificë, si rrezik dhe si shpresë. Së pari, vlera e këtij shkrimi qëndron në faktin se ai dokumenton me saktësi një moment kyç të tranzicionit shqiptar: 28 Nëntorin e vitit 1991, kur flamuri kombëtar u ngrit në Vlorë pa simbolin ideologjik të komunizmit, yllin...