Rikthehen karnavalet, kostumet shumëngjyrëshe dhe performancat artistike gjallërojnë Gjirokastrën
Në Gjirokastër është rikthyer tradita e organizimit të karnavaleve, ndërsa një program i larmishëm aktivitetesh ka gjallëruar qytetin e gurtë për dy ditë me radhë. “Festa e Karnavaleve” përfshiu paradën e fëmijëve të veshur me kostume shumëngjyrëshe në rrugët e qytetit, koncerte dhe performanca të artistëve të njohur. Janë të shumtë banorët e të gjitha moshave, si dhe turistët, që morën pjesë në këtë ngjarje tradicionale, duke sjellë një atmosferë festive në qytet. “Sot jam veshur me këtë veshje tradicionale për karnavalet, ndërsa prezantojmë edhe shkollën ‘Koto Hoxhi’ për një performancë artistike”, thotë një nga pjesëmarrësit. “Unë sot jam veshur si zanë, sepse është personazhi im i preferuar. Mendova që, duke qenë se janë karnavalet, dëshiroja të festoja së bashku me klasën time”, thotë një...
Burimi:
sot.com.al