Restaurohet filmi “Guximtarët”, rikthehet në jetë një prej klasikëve të kinemasë shqiptare

Restaurohet filmi “Guximtarët”, rikthehet në jetë një prej klasikëve të kinemasë shqiptare

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF) ka përfunduar restaurimin digjital të filmit artistik “Guximtarët” (1970), me regji të Gëzim Erebarës, duke i rikthyer publikut një nga veprat më të dashura të kinematografisë shqiptare në një cilësi të re pamore dhe teknike. Restaurimi përfaqëson një hap të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kombëtare të filmit. Përmes këtij procesi, një prej filmave që ka lënë gjurmë në historinë e kinemasë shqiptare u ofrohet brezave të rinj në standarde bashkëkohore, ndërsa garantohet edhe ruajtja e tij për të ardhmen. Sipas AQSHF-së, restaurimi digjital i veprës është realizuar në studiot Augustus Color në Romë, me mbështetjen financiare të partnerëve, të cilët kanë kontribuar në rikthimin në jetë të një prej filmave më të rëndësishëm të fondit kinematografik...