Rembrandt, mjeshtri i dritës dhe hijes që ndryshoi historinë e artit

Rembrandt, mjeshtri i dritës dhe hijes që ndryshoi historinë e artit

Rembrandt Harmenszoon van Rijn konsiderohet një nga artistët më të mëdhenj në historinë e artit botëror. Piktori dhe grafisti holandez i shekullit XVII është i njohur për përdorimin revolucionar të dritës dhe hijes (chiaroscuro), realizmin psikologjik në portrete dhe aftësinë e jashtëzakonshme për të rrëfyer histori përmes pikturës. Rembrandt ishte një nga figurat më të rëndësishme të Epokës së Artë Holandeze, ndërsa veprat e tij vazhdojnë të konsiderohen kryevepra të artit perëndimor. Ndër krijimet e tij më të njohura janë “The Night Watch” (1642), që konsiderohet kryevepra e tij, “The Anatomy Lesson of Dr. Nicolaes Tulp” (1632) dhe “The Return of the Prodigal Son” (1669). Këto piktura dallohen për kompozimin dinamik dhe thellësinë emocionale që përcjellin, shkruan KultPlus. Një vend të veçantë në krijimtarinë e...