Ramë Dardania prezanton Kosovën në ekspozitën ndërkombëtare “Crowncaps for Migration” në Zvicër
Artisti bashkëkohor Ramë Dardania do të jetë pjesë e ekspozitës ndërkombëtare “Crowncaps for Migration”, e cila do të mbahet nga 3 deri më 14 gusht 2026 në Zürich Hauptbahnhof, një nga hapësirat publike më të frekuentuara në Zvicër. Në kuadër të programit të ekspozitës, Dardania është përzgjedhur të marrë pjesë edhe në bisedën publike të artistëve, që do të zhvillohet më 13 gusht, së bashku me artisten zvicerane të instalacioneve, Ursula Wolf. Gjatë këtij diskutimi, artistët do të ndajnë me publikun procesin e tyre krijues, burimet e frymëzimit dhe reflektimet mbi temat e migrimit, identitetit dhe dialogut kulturor. Ekspozita organizohet nga Satellites of Art në kuadër të projektit “Crowncaps for Migration”, i cili bashkon artistë nga vende të ndryshme për të trajtuar përmes artit përvojat...
Burimi:
kultplus.com