Rama: Iso-polifonia dhe tingujt e fyellit dyjar burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”

Rama: Iso-polifonia dhe tingujt e fyellit dyjar burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e traditës muzikore kanë frymëzuar kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, me regji të Christopher Nolan. Kryeministri Edi Rama ndau një video përmbledhëse të filmit, ku theksoi se kompozitori fitues i çmimit Oscar, Ludwig Göransson, ka vizituar jugun e Shqipërisë, ku është njohur nga afër me iso-polifoninë shqiptare dhe tingujt tradicionalë të fyellit dyjar. Sipas Ramës, këto elemente të muzikës tradicionale shqiptare, pjesë e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, kanë shërbyer si burim frymëzimi për kolonën zanore të filmit “The Odyssey”, një nga produksionet më të shumëpritura të viteve të fundit, me regji të Christopher Nolan dhe me pjesëmarrjen e emrave të njohur të kinemasë botërore. “Ju uroj një...