QKK propozon filmin “Dua” me regji të Blerta Bashollit  për çmimin Oscar 

QKK propozon filmin “Dua” me regji të Blerta Bashollit  për çmimin Oscar 

Komiteti Përzgjedhës i angazhuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës ka përzgjedhur njëzëri filmin “Dua” nga Blerta Basholli, si propozimin zyrtar të Republikës së Kosovës për kategorinë International Feature Film në edicionin e 99-të të Academy Awards®. Më poshtë gjeni deklaratën e Komitetit Përzgjedhës të përbërë nga Kaltrina Krasniqi (kryesuese), Antoneta Kastrati, Ilir Hasanaj, Tristan Halilaj, Vullnet Sanaja: “Komitetit përzgjedhës e vlerësoi si veçanërisht të guximshme zgjedhjen artistike për ta rrëfyer një histori kaq komplekse përmes këndvështrimit të një të miture. Personazhi i Duas, i interpretuar me pjekuri të jashtëzakonshme nga Pinea Matoshi, sjell një performancë autentike, të besueshme dhe emocionalisht përmbajtësore. Përmes vizionit të saj autorial, Blerta Basholli ndërton një rrëfim të ndjerë, që trajton sinqertë një periudhë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Duke...