Pyetësori i Prustit/ Sami Hajra: Letërsia nuk më lë të ndjej lodhje…
Pyetësorit të Prustit në ObserverKult i përgjigjet shkrimtari, Sami Hajra: Cila është ideja juaj për lumturinë e përkryer? – Vetë rruga dhe orvatja për ta arritur lumturinë, shpeshherë na bënë të lumtur. Kjo varet krejtësisht nga procesi i të menduarit, nga aftësitë tona personale, nga mënyra se si mendojmë dhe ndjejmë. Altruizmi është arma ime e vetme për ta arritur lumturinë. Cila është frika juaj më e madhe? – Humbja e dinjitetit tim. Cilin person të gjallë e admironi më së shumti? – Çdokë që ka arritë të bëj “diçka” të dobishme, në të mirën e shoqërisë. Ata që me pagë Kosove arrijnë t’i paguajnë faturat e fund-muajit. Dhe ish-vjehrrën e shoqes sime, që në moshën 89-vjeçare e ka gjetë dashurinë e zjarrtë, pa i plasë se...
Burimi:
kultplus.com