Punishtja me mbështetjen e BE-së, gratë e Tropojës ruajnë trashëgiminë kulturore

Punishtja me mbështetjen e BE-së, gratë e Tropojës ruajnë trashëgiminë kulturore

Një punishte artizanale në qendër të Tropojës po kthehet në një shembull të ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe fuqizimit ekonomik të grave. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, përmes programit EU4Innovation, gratë artizane po mbajnë gjallë zanatet tradicionale, ndërsa krijojnë mundësi të reja punësimi dhe zhvillimi për komunitetin. Në këtë punishte, leshi dhe pambuku përpunohen në qilima, tapiceri, veshje tradicionale, pëlhura të qëndisura, mbulesa shtrati, çanta dhe produkte të tjera artizanale. Krahas punimeve tekstile, gratë prodhojnë edhe sapunë të punuar me dorë me përbërës natyralë si vaj ulliri, sherebelë dhe trumzë. Përmes mbështetjes së Bashkimit Evropian, projekti ka siguruar tezgjahë, makina qepëse, pajisje digjitale dhe një platformë elektronike që u mundëson artizaneve të promovojnë dhe të shesin produktet e tyre edhe përtej Tropojës. Punimet dallohen për...