Pse e urrejmë veten? Cilat janë arsyet? Tregon Akuini…

Pse e urrejmë veten? Cilat janë arsyet? Tregon Akuini…

Nga Thoma D’Akuini Kundërshtimi 1: Duket se njeriu mund ta urrejë veten, pasi është shkruar (Ps. 10:6): “Ai që dashuron padrejtësinë, urren vetë shpirtin e tij”. Por shumë e dashurojnë padrejtësinë. Prandaj, shumë njerëz e urrejnë veten. Kundërshtimi 2: Ne e urrejmë atë, të cilit i urojmë dhe i punojmë të liga. Por ndonjëherë njeriu i uron dhe i punon të liga vetes, p.sh, njeriu që do të vrasë veten. Prandaj disa njerëz e urrejnë veten. Kundërshtimi 3: Boethius thotë (de Consol ii) se: “Kopracia e bën njeriun të urryer” dhe prej këtej mund të dalim në përfundimin se të gjithë e urrejnë kopracin. Por disa njerëz janë dorështrënguar. Prandaj, disa e urrejnë veten. Përkundrazi, Apostulli thotë (Eph. 5:29) se: “Askush nuk e ka urryer...