Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë!

Promovohet në Kosovë “Lufta e heshtur” e Zef Mazit, Hoxhaj: Flet për betejat që fitohen çdo ditë!

Në promovimin e librit të ambasadorit Zef Mazi, “Kosova, lufta e heshtur: Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)”, u vu në pah roli i diplomacisë së heshtur në rrugëtimin e Kosovës drejt çlirimit dhe pavarësisë. Ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, gjatë fjalës së tij në këtë promovim, theksoi se lufta e heshtur e diplomacisë dëshmon për betejat që fitohen çdo ditë, kur njerëzit, idetë dhe ngjarjet bashkohen për t’i dhënë drejtim historisë drejt lirisë dhe pavarësisë. Ai vlerësoi se Zef Mazi, në cilësinë e ambasadorit të Shqipërisë, ka qenë njëkohësisht edhe ambasador i çështjes së Kosovës, duke i shërbyer vazhdimisht kauzës së pavarësisë dhe procesit të shtetformimit. “Lufta e heshtur e diplomacisë tregon për betejat që fitohen çdo ditë, kur njerëzit, idetë dhe ngjarjet...