Prenkë Jakova, Shkodra dhe muzika që u bë përjetësi

Prenkë Jakova, Shkodra dhe muzika që u bë përjetësi

Shkodra dhe muzika ishin dy dashuritë që udhëhoqën jetën dhe krijimtarinë e Prenkë Jakovës. I lindur më 27 qershor 1917 në Shkodër, ai do të bëhej një nga figurat më të rëndësishme të muzikës shqiptare dhe themeluesi i operës kombëtare. Që në moshë të re, Jakova u afrua me muzikën, fillimisht si klarinetist në bandën e gjimnazit françeskan “Illyricum”, nën drejtimin e At Martin Gjokës. Më pas, studimet në konservatorin “Santa Cecilia” në Romë e zgjeruan horizontin e tij artistik, pa e shkëputur nga rrënjët shkodrane. Pas kthimit në Shqipëri, ai iu përkushtua mësimdhënies, dirigjimit dhe kompozimit, duke ndërtuar gradualisht një jetë të pasur artistike. Në veprat e tij, tradita muzikore e Shkodrës u takua me format e muzikës së kultivuar, duke krijuar një gjuhë...