Premiera e “Martini” në Fier, teatri Bylis çel sezonin me komedinë e re të Odise Plakut
Teatri Bylis në Fier ka çelur dyert për premierën e komedisë “Martini”, vepër e autorit Odise Plaku, me regji të Adelina Muçës. Shfaqja, e cila do të ngjitet në skenë për tre net me radhë, sjell për publikun një histori plot humor, emocione dhe reflektim. Në qendër të veprës janë Laura dhe Media, dy mike të vjetra që gjatë një takimi të zakonshëm zbulojnë ëndrra të parealizuara, kujtime dhe dilema që prekin jetën e secilit. Përmes dialogëve të gjallë dhe situatave komike, komedia trajton tema si liria personale, marrëdhëniet familjare, vetmia dhe dëshira për të jetuar sipas zgjedhjeve të veta.Regjisorja Adelina Muça ngjitet vetë në skenë së bashku me aktoren Julia Ilirjani, duke sjellë një interpretim dinamik dhe plot energji. “Martini” nuk është vetëm një...
Burimi:
top-channel.tv