Premiera e filmit të shkurtër “Qentë nuk kanë ëndrra” me aktoret Era Balaj dhe Ilire Vinca në Festivalin e Filmit të Sarajevës
Filmi artistik i shkurtër “Qentë nuk kanë ëndrra”, i regjisorit Hanis Bagashov, ku luajnë aktoret nga Kosova Era Balaj dhe Ilire Vinca, pati premierën në edicionin e 32-të të Festivalit të Filmit të Sarajevës. Filmi është me skenar, regji dhe produksion të Hanis Bagashov, ndërsa koproducentë janë Kasijana Angelova nga Bullgaria dhe Jure Teržan nga Sllovenia. Rolet kryesore interpretohen nga Era Balaj dhe Deniz Rustemi, ndërsa në film luajnë edhe Ilire Vinca, Refet Abazi, Mentor Kurti dhe Gresa Farizi. Drejtor i fotografisë është Fejmi Daut, montazhi është realizuar nga Kasijana Angelova, muzika nga Arta Abazi, kostumet dhe skenografia nga Elena Bilbiloska, ndërsa dizajni i zërit nga Darko Spasovski. Filmi është mbështetur nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në produksion të Hithra...
Burimi:
kultplus.com