Posta e Kosovës emeton pullë postare kushtuar nepërkës me bri
Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin më të ri të pullave postare me titull “Diversiteti i gjallë – Vipera ammodytes”, kushtuar nepërkës me bri (Vipera ammodytes), një prej llojeve më karakteristike të gjarpërinjve helmues të faunës së Kosovës. Sipas Postës së Kosovës, ky emision filatelik synon të promovojë vlerat e biodiversitetit dhe të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore. Edhe pse është një specie helmuese, nepërka me bri luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit natyror dhe, në përgjithësi, shmang kontaktin me njerëzit, transmeton KultPlus. Emisioni i ri i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, përkatësisht Katedrën e Biologjisë. Posta e Kosovës u bën thirrje koleksionistëve, bizneseve dhe qytetarëve që ta...
Burimi:
kultplus.com