Poezia më e shkurtë në botë
Poeti minimalist armeno-amerikan, Aram Saroyan, njihet edhe si romancier dhe dramaturg. Ai ka shkruar edhe poezinë më të shkurtë në botë. “M” me katër “këmbë” (shih foton) ishte futur në Librin e Rekordeve të Guinnessit si poezia më e shkurtër në botë. Për vite të tëra kjo poezi ka qenë subjekt diskutimi. Poeti Bob Grumman këtë poezi e ka kuptuar si lindjen e një alfabeti, por ndër vite ka pasur edhe shpjegime të tjera./ KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com