Poezia e Preç Zogaj, vargjet e poetit bashkuan brezat në një mbrëmje poetike në Lezhë
Lezha u kthye në një skenë arti dhe emocionesh mbrëmjen e sotme, ku krijimtaria e poetit lezhjan Preç Zogaj u rikthye në qendër të vëmendjes përmes një aktiviteti të veçantë kulturor. Përmes një përzgjedhjeje poezish të shkruara përgjatë katër dekadave, nga viti 1984 deri në 2024, publiku u njoh me një prej zërave më përfaqësues të letërsisë bashkëkohore shqipe. Mbrëmja mblodhi dhjetëra artdashës dhe admirues të poezisë së Zogajt, ndërsa interpretimi i vargjeve iu besua tre emrave të njohur të skenës shqiptare: Yllka Muja, Luiza Xhuvani dhe Elia Zaharia, të cilat sollën emocione të forta dhe një komunikim të drejtpërdrejtë me publikun. Programi u pasurua edhe me këngë të frymëzuara nga poezia e autorit, të interpretuara ndër vite nga Frederik Ndoci, duke krijuar një ndërthurje...
Burimi:
top-channel.tv