Podkast për Tefta Tashkon në Vlorë, risjell rrugëtimin e jashtëzakonshëm të një prej figurave më të njohura të skenës shqiptare

Podkast për Tefta Tashkon në Vlorë, risjell rrugëtimin e jashtëzakonshëm të një prej figurave më të njohura të skenës shqiptare

Një podkast skenik ka rikthyer në Vlorë figurën e Tefta Tashko Koços, një prej artisteve më të mëdha dhe një prej zërave më të bukur që ka njohur skena shqiptare, përmes momenteve më të rëndësishme të jetës së saj. Në teatrin “Petro Marko”, në një sallë të mbushur me artdashës, çdo spektator u bë pjesë e ndjeshme e jetës dhe trashëgimisë së artistes së madhe. Gazetarja Balina Bodinaku, përmes këtij podkasti të veçantë skenik, solli një rrëfim të ngrohtë të ndërthurur me muzikë live, duke përcjellë rrugëtimin e jashtëzakonshëm të Tefta Tashko Koços. “Është në planet e mia për një premier, por dua ta mbaj surprizë. Po e them, është Tonim Guraziu, një artist i jashtëzakonshëm”, u shpreh Balina Bodinaku. Podkasti solli edhe njëherë në...