Pirandello: E dinte se më nuk do ta donte askënd si atë…

Pirandello: E dinte se më nuk do ta donte askënd si atë…

Nga: Luigi Pirandello Zonjusha Ashensi, që kishte ardhur në Romë për të bërë transferimin nga shkolla normale e Peruxhas në një shkollë tjetër, në cilëndo shkollë tjetër e kudo të ndodhej, madje edhe në Sicili, iu drejtua për ndihmë deputetit të ri të zonës, të përndertit Marko Verona, i cili kishte qenë dishepull shumë i devotshëm i babait të saj të ndjerë, profesorit Ashensi të Universitetit të Peruxhas, fizikant i shquar , i cili s’e kishte mbushur vitin që kishte vdekur në një aksident fatzi laboratori.Ishte e bindur se Verona, duke i ditur mirë shkaqet për të cilat ajo kërkonte të largohej nga qyteti i saj i lindjes, do të ushtronte në të mirë të saj gjithë ndikimin e madh që kishte fituar në parlament...