Përkujtohet poeti shqiptar Frederik Rreshpja
Më 19 korrik përkujtohet lindja e poetit, eseistit, publicistit dhe botuesit shqiptar Frederik Rreshpja, një nga zërat më të veçantë dhe më të vlerësuar të poezisë shqipe. I lindur në Shkodër në vitin 1940, Rreshpja u dallua që herët për talentin e tij letrar. Poezia e tij u karakterizua nga ndjeshmëria e thellë, lirizmi, vetmia dhe një gjuhë e pasur artistike, duke e vendosur atë ndër poetët më përfaqësues të letërsisë shqiptare. Gjatë jetës së tij ai botoi disa vepra poetike, ndër të cilat përmenden “Rapsodi shqiptare”, “Në këtë qytet”, “Erdhi ora të vdes përsëri”, “Lirika” dhe “Në vetmi”. Krijimtaria e tij përfshin gjithashtu tregime, romane, drama dhe shkrime publicistike. Për shkak të qëndrimeve të tij, në vitet e regjimit komunist Rreshpja u përball me...
Burimi:
kultplus.com