Për herë të parë para publikut, Muzeu Etnografik i Beratit ekspozon dy nga objektet më të hershme të zbuluara në Kala
Nga Juljana Vrapi Dy nga objektet më të hershme arkeologjike të zbuluara në territorin e Kalasë së Beratit janë ekspozuar në Muzeun Etnografik të qytetit. Të zbuluara nga arkeologia Hëna Spahiu gjatë kërkimeve të viteve ’70-të, këto objekte kanë qëndruar për dekada në fondin arkeologjik të këtij muzeu pa u ekspozuar. Ndërsa Muzeu Etnografik i Beratit po kthehet në një nga pikat më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj, nga Qendra Kombëtare e Muzeumeve Berat këto ditë bëhej me dije edhe për ekspozimin e këtyre dy objekteve arkeologjike. “Për herë të parë para publikut! Muzeu Etnografik i Beratit prezanton dy nga objektet më të hershme arkeologjike të zbuluara në territorin e Kalasë së Beratit: një sëpatë guri dhe një çekan guri të periudhës...
Burimi:
sot.com.al