Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”

Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”

Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” nga Kosova është vlerësuar me katër çmime në festivalin ndërkombëtar të orkestrave “Musica Orbis”, që u mbajt në Pragë të Çekisë. Arritja më e madhe ishte fitimi i Medaljes së Artë (Gold Medal), ndërsa orkestra u nderua edhe me Çmimin Special për koncertmjeshtrin Elton Syla, si violinist solist, Çmimin Special për violinistin më entuziast, që iu dha Princ Fanajt, si dhe Çmimin e Publikut, duke u shpallur një nga orkestrat më të pëlqyera të festivalit. Drejtuesit e orkestrës e cilësuan këtë sukses si një dëshmi të punës, talentit dhe përkushtimit të të rinjve muzikantë nga Kosova, të cilët po fitojnë gjithnjë e më shumë vlerësim në skenën ndërkombëtare. Në njoftim u shprehën falënderime për dirigjentin Vehbi Shosholli, drejtoreshën...