Odise Plaku: Teatri mbetet një platformë, ku arti dhe realiteti takohen për të nxitur ndryshim dhe vetëdije
Mungesa e infrastrukturës dhe hapësirave të përshtatshme apo dhe buxhetet e kufizuara janë vetëm disa prej problemeve, me të cilat përballet teatri në vendin tonë. Dramaturgu Odise Plaku në Ditën Botërore të Teatrit solli në vëmendje jo vetëm vështirësitë me të cilat përballet teatri, por dhe rëndësia e tij në jetën artistike. Në intervistën dhënë për gazetën “SOT” dramaturgu i njohur Odise Plaku flet për nevojën urgjente të mbështetjes financiare dhe për rolin, që teatri duhet të luajë në shoqëri. Ai thekson se pa investime dhe mbështetje institucionale, shumë projekte nuk arrijnë të realizohen në nivelin e duhur. Odise Plaku gjithashtu shprehet, se sfidat aktuale mund të kapërcehen vetëm përmes bashkëpunimit mes institucioneve, artistëve dhe komunitetit. Që prej vitit 1962 festohet Dita Botërore e Teatrit,...
Burimi:
sot.com.al