Oboisti shqiptaro-gjerman fiton konkursin “Ymer Skënderi”, 75 kandidatët u vlerësuan nga dirigjenti i njohur Shlomo Mintz
Oboisti shqiptaro-gjerman Moritz Koçibelli u shpall fitues i edicionit të dytë të Konkursit “Ymer Skenderi”. Ai erdhi nga Gjermania në atdhe për t’u prezantuar me publikun shqiptar dhe për t’u njohur me kolegët, që i vlerësoi për talentin në muzikë dhe theksoi se meritojnë më shumë mundësi për t’u promovuar përballë publikut. “Faleminderit për këtë çmim, ishte shumë bukur të shihja kaq shumë të talentuar këtu. Më pëlqeu rëndësia që i kushtojnë muzikës klasike. Sigurisht që në Gjermani ka mundësi shumë më të mira për talentet e reja, por kjo është arsyeja pse ngjarje të tilla janë shumë të nevojshme për të angazhuar të rinjtë”, u shpreh Moritz Koçibelli. Juria e kryesuar nga Shlomo Mintz, një emër i njohur në botën e Muzikës klasike ndau...
Burimi:
top-channel.tv