“Northern Echoes” sjell në Pejë një takim artistik mes Kosovës dhe Norvegjisë
Kori Siparantum, në vazhdën e misionit për të ndërtuar ura kulturore përmes muzikës korale, sjell në Kosovë një nga ansamblet më të vlerësuara korale të Norvegjisë, Defrost Youth Choir, për koncertin e përbashkët “Northern Echoes”, i cili do të mbahet më 30 korrik, në ora 20:30, në Kishën Katolike “Shën Katerina” në Pejë. Mbrëmja do të bashkojë dy tradita të ndryshme muzikore në një dialog artistik, ku estetika nordike do të takohet me identitetin muzikor shqiptar. Nën drejtimin e dirigjentit Thomas Caplin, Defrost Youth Choir është shquar në skenën botërore për interpretimet e rafinuara, qasjen inovative ndaj muzikës korale dhe cilësinë artistike që e ka bërë një nga zërat më interesantë të brezit të ri në Norvegji. Në të njëjtën skenë, Siparantum Choir, i drejtuar...
Burimi:
kultplus.com