“Një nga rolet e mia më të rëndësishme”, aktori Donald Shehu tregon si ia doli të portretizojë burrin e sterilizuar nga nazistët te “Drejtësi në Nuremberg”: Një orë para shfaqjes…

“Një nga rolet e mia më të rëndësishme”, aktori Donald Shehu tregon si ia doli të portretizojë burrin e sterilizuar nga nazistët te “Drejtësi në Nuremberg”: Një orë para shfaqjes…

Në shfaqjen “Drejtësi në Nuremberg” në Teatrin Kombëtar, premiera e së cilës shënoi ngjarjen me të rëndësishme artistike të muajit të kaluar, aktori Donald Shehu u dallua me rolin e Rudolf Peterson, një burrë që u kastrua për shkak të të ashtëquajturit Ligji për Parandalimin e Pasardhësve me Sëmundje të Trashëguara, që çoi në sterilizime të detyruara për qindra mijëra njerëz që konsideroheshin “të papërshtatshëm”. “E kam ndjerë nga publiku se si është pritur për vetë biografinë e atij personazhi, për mënyrën se si jeta e Rudolf Peterson ka shkuar që në moshën 6-vjeçare, si e kanë keqtrajtuar për faktin se ishte pjesë e një partie komuniste. Derisa arriti në momentin e sterilizimit, që ishte pika që e ndryshoi tërësisht si njeri. Ardhja e tij në...