Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare
Në ambientet e Kinemasë Millennium u shfaq mbrëmjen e djeshme premiera e dokumentarit kushtuar ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, një emër që prej dekadash mbetet sinonim i artit të madh dhe interpretimit të jashtëzakonshëm. Dokumentari, me skenar dhe regji nga Iva Garo dhe Namik Ajazi, si dhe i prodhuar nga Mediavizion, vjen si një rrëfim i ndërtuar në vetën e parë, ku vetë Ndrenika, përmes kujtimeve, reflektimeve dhe emocioneve të tij, udhëheq publikun në një udhëtim të rrallë në jetën dhe karrierën e një prej artistëve më të dashur të shqiptarëve. Përmes dëshmive të miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve ndër vite, dokumentari sjell jo vetëm madhështinë e artistit që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenë dhe ekran, por edhe anën njerëzore të...
Burimi:
javanews.al