Nicole Kidman zbulon rutinën që e ndihmon të ruajë qetësinë mendore në moshën 58-vjeçare
Aktorja e njohur hollivudiane Nicole Kidman ka zbuluar rutinën që e ndihmon të ruajë ekuilibrin emocional dhe mirëqenien mendore në moshën 58-vjeçare. Fituesja e çmimit Oscar thotë se sekreti i saj nuk lidhet vetëm me kujdesin për trupin, por edhe me qetësinë e mendjes. “Meditoj, lutem dhe besoj te frymëmarrja”, u shpreh Kidman në një intervistë për revistën People, duke treguar se këto praktika janë bërë pjesë e pandashme e jetës së saj të përditshme. Përveç meditimit dhe lutjes, aktorja tha se praktikon joga, mbështetet te familja dhe miqtë e saj dhe nuk heziton të kërkojë një përqafim kur ka nevojë, duke e konsideruar mbështetjen emocionale një pjesë të rëndësishme të mirëqenies. Kidman zbuloi gjithashtu se para ngjarjeve të rëndësishme, si ceremonia e Oscar-ve, viziton...
Burimi:
kultplus.com