Nga pasuria e konfiskuar te qilimat e punuar me dorë: “Thurja e Qilimave” sjell një tjetër histori në Tiranë

Nga pasuria e konfiskuar te qilimat e punuar me dorë: “Thurja e Qilimave” sjell një tjetër histori në Tiranë

Në Publik Galeri në Tiranë, qilimat dhe sixhadet e punuara me dorë po sjellin në vëmendje një traditë që vazhdon të ruhet përmes punës së grave artizane. Ekspozita “Thurja e Qilimave” prezanton krijimet e grave të sipërmarrjes sociale “Tradita ime Artizanale”, duke ndërthurur trashëgiminë kulturore me një model të ri të zhvillimit social. Punimet e ekspozuara nuk janë vetëm objekte dekorative. Në motive, ngjyra dhe teknikat e përdorura ruhen elemente të trashëgimisë shqiptare, të përcjella ndër breza dhe të mbajtura gjallë përmes punës së dorës. Pas kësaj ekspozite qëndron edhe një histori tjetër, ajo e hapësirave që kanë marrë një funksion të ri. Publik Galeri është ngritur në një pasuri të konfiskuar dhe administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara...