Muslim Mulliqi dhe peizazhet që flasin përtej së dukshmes
Dy vepra të rëndësishme të Muslim Mulliqit, “Para fortune” dhe “Në kërkim të hapësirave të reja”, të realizuara më 1984, janë pjesë e ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, e kuruar nga Hana Halilaj në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Mulliqi, një prej figurave më të rëndësishme të artit modern në Kosovë, njihet për një gjuhë ekspresioniste të dallueshme, ku ngjyrat e forta, kontrastet dhe format e mprehta ndërtojnë skena që shpesh bartin tension, lëvizje dhe gjendje të brendshme. Në “Para fortune”, figurat dhe format arkitekturale vendosen nën një qiell të trazuar, ndërsa një formë harkore krijon ndjesinë e një kufiri apo kalimi. Në veprën tjetër, “Në kërkim të hapësirave të reja”, një figurë e zgjatur qëndron mbi një terren të errët,...
Burimi:
kultplus.com