Në Prizren po mbahet edicioni i 18-të i panairit të librit
Nën organizimin e Institutit për Kulturë dhe Kërkime Sociale në Prizren, po mbahet edicioni i 18-të i Panairit të Librit, ku po marrin pjesë shtëpi botuese dhe shkrimtarë nga mbarë trevat shqiptare. Pavarësisht evoluimit të kohës, kur njohuritë mund të merren në mënyra të ndryshme digjitale, libri mbetet i pazëvendësueshëm për të gjithë. Në edicionin e 18-të të panairit të librit që po mbahet në Prizren nuk kanë munguar lexues të gjeneratave të ndryshme. Më fanatikët janë ata të moshës madhore, të cilët burimin kryesor të dijes e kanë librin e shkruar. “Më së shumti, mua më pëlqyen disa libra, posaçërisht ato me tregime historike ose aventuristike”, tha Gani Sunduri, qytetar. “Në këto kohëra të vështira të digjitalizimit, shumë pak jemi duke u marrë me...
Burimi:
kultplus.com