Në 100-vjetorin e lindjes së nobelistit, Dario Fo: Të përdorësh fuqinë e artit për të ndryshuar realitetin
Nga Luan Rama Në historinë e letërsisë dhe teatrit bashkëkohor, rrallëherë gjejmë një figurë ku arti dhe angazhimi qytetar ndërthuren aq organikisht sa në veprën e Dario Fo-s. Në thelb të krijimtarisë së tij qëndron bindja se arti nuk është një strehë estetike e shkëputur nga realiteti, por një instrument i gjallë ndërhyrjeje në të. Për Dario Fo-n, teatri nuk është vetëm përfaqësim, por edhe akt, një veprim që synon të zbulojë, të tronditë dhe në fund të transformojë ndërgjegjen kolektive. Ende e kam të gjallë në kujtesë takimin dhe bisedën me të këtu e mbi tridhjetë vjet më parë (Milano,1993), në sallën e bukur të teatrit “Smerald”. Folëm gjatë për artin, për rolin e pazëvendësueshëm dhe për fuqinë që ka arti për të ndryshuar...
Burimi:
kultplus.com