Ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare, ylli i “Dawson’s Creek”

Ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare, ylli i “Dawson’s Creek”

Aktori amerikan, James Van Der Beek, i njohur për rolin e Dawson Leery në serialin kult “Dawson’s Creek”, u nda nga jeta në moshën 48-vjeçare, një vit pasi bëri publik faktin se vuante nga kanceri kolorektal. Lajmi u konfirmua nga familja e tij përmes një postimi në Instagram, ku thuhet se aktori “u largua në paqe” pas një beteje të përballuar me “guxim, besim dhe hijeshi”. Të afërmit kërkuan privatësi në këtë moment të vështirë, duke e përshkruar atë si një bashkëshort, baba, djalë, vëlla dhe mik të dashur. Në nëntor 2025, Van Der Beek kishte zbuluar publikisht diagnozën, duke deklaruar për revistën People se po përballej privatisht me sëmundjen dhe po trajtohej me mbështetjen e familjes. Pavarësisht gjendjes shëndetësore, ai vazhdoi të punonte dhe...