Muzeu i Drishtit drejt degradimit/ Monumenti i harruar në Shkodër, turistët vijnë, por mungon mirëmbajtja
Është ndër të paktat kala në Shqipëri në të cilën ende banohet megjithëse kanë mbetur vetëm 6 familje. Në Kalanë e Drishtit në Shkodër, pjesë e 100 fshatrave turistik, investimi i vetëm në këtë monument të kategorisë së parë, rezulton ai i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, mbi 1 dekadë më parë. Pavarësisht braktisjes, turistët nuk mungojnë. “Ne jetojmë në Stamboll dhe kemi ardhur nga Turqia. Fillimisht vizituam Tiranën dhe më pas vendosëm të vijmë në Shkodër. Na e kishin rekomanduar shumë njerëz. Vizituam kalanë Rozafa dhe pastaj erdhëm këtu. Ka disa gjurmë që vijnë nga periudha osmane, por natyrisht ka edhe gjurmë që i përkasin shqiptarëve. E veçantë”, u shpreh turisti. “Ka arkitekturë osmane, si dhe arkitekturë të shqiptarëve nga periudha e Sulltan Mehmetit si...
Burimi:
top-channel.tv