Mustafa: “Qef n’Lagje” nisi në Dardani, ndalesa e radhës në Muharrem Fejza

Mustafa: “Qef n’Lagje” nisi në Dardani, ndalesa e radhës në Muharrem Fejza

Drejtori i Kulturës në Komunën e Prishtinës, Isah Mustafa, ka bërë të ditur se projekti kulturor “Qef n’Lagje” ka nisur me sukses në lagjen Dardani, duke sjellë një mbrëmje që bashkoi muzikën, kulturën dhe komunitetin. Sipas Mustafës, qytetarë të shumtë iu bashkuan aktivitetit, ndërsa artistët Nita Latifi dhe String String performuan para publikut, duke krijuar një atmosferë të veçantë. “Një lagje, një skenë dhe shumë energji. Dardania ishte ndalesa e parë e Qef n’Lagje, ku muzika, kultura dhe komuniteti u bënë bashkë në një mbrëmje plot atmosferë”, ka shkruar Mustafa. Ai ka njoftuar gjithashtu se aktiviteti do të vazhdojë edhe në lagje të tjera të kryeqytetit. Ndalesa e radhës do të jetë të premten në lagjen Muharrem Fejza, pranë Shkollës “Pavarësia”, me fillim nga ora...