“Mund të ishte krijuar nga ChatGPT”, kritika e fortë ndaj ribërjes së “Moana” nga Disney
Disney është përballur me një valë kritikash pas publikimit të versionit live-action të filmit të animuar “Moana”, me shumë recensues që e cilësojnë atë si një nga ribërjet më zhgënjyese të studios në vitet e fundit. Filmi, i cili u shfaq në kinema të premten, rikthen Dwayne Johnson në rolin e gjysmëperëndisë Maui, ndërsa personazhin e Moanës e interpreton aktorja australiano-samoane 19-vjeçare Catherine Laga’aia. Megjithatë, pritja nga kritika ka qenë kryesisht negative. Filmi është përshkruar si “i sheshtë”, “i mërzitshëm” dhe “i zymtë”, ndërsa shumë recensues kanë vënë në dyshim arsyen e realizimit të një versioni të ri të filmit të animuar të vitit 2016, i cili vazhdon të konsiderohet një nga sukseset më të mëdha të Disney-t. Sipas kritikëve, interpretimi i Johnson nuk sjell...
Burimi:
kultplus.com