“Moto Fest Shkodra 2026”, elektrizohet qyteti, marrin pjesë qindra motoristë
Shkodra u elektrizua mbrëmjen e djeshme nga atmosfera unike e “Moto Fest Shkodra 2026”, eventi që bashkoi qindra motoristë, adhurues të rock-ut dhe vizitorë nga vende të ndryshme në zemër të qytetit. Sheshi u kthye në një skenë të madhe feste, me muzikë live, motorë dhe atmosferë spektakolare që dominoi qytetin deri në orët e vona të natës. Të apasionuar pas motorëve nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës zgjodhën Shkodrën për të qenë pjesë e këtij festivali, duke e kthyer qytetin në një pikëtakim të kulturës moto dhe rock-ut. sinkrone Koncertet live ndezën natën e parë të festivalit, ndërsa performancat energjike dhe ritmet rock krijuan një atmosferë plot adrenalinë dhe emocion. “Moto Fest Shkodra”, i mbështetur nga Bashkia Shkodër, vijon edhe për dy...
Burimi:
top-channel.tv