Ministrja Saranda Bogujevci viziton festivalin Anibar në Pejë

Ministrja Saranda Bogujevci viziton festivalin Anibar në Pejë

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka vizituar Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Animuar “Anibar”, duke vlerësuar rolin e tij në promovimin e artit, filmit dhe kulturës në Kosovë. Sipas njoftimit, Bogujevci theksoi se Anibari edhe këtë vit e ka kthyer Pejën në një hapësirë të mbushur me energji krijuese, duke mbledhur artistë, animatorë dhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Ajo vlerësoi se, prej 17 vitesh, festivali është shndërruar në një nga ngjarjet më të veçanta kulturore në vend, ndërsa programi i pasur me filma, punëtori dhe diskutime vazhdon ta bëjë Pejën një pikë të rëndësishme takimi për komunitetin artistik dhe dashamirët e kulturës. Ministrja shtoi se Ministria e Kulturës do të vazhdojë ta mbështesë Anibarin, duke e cilësuar atë një...