Ministrja Bogujevci takon kryesuesen e KMRS-së, zbatimi i të drejtave të autorit në fokus të takimit 

Ministrja Bogujevci takon kryesuesen e KMRS-së, zbatimi i të drejtave të autorit në fokus të takimit 

Ministrja e Kulturës dhe Turizimit, Saranda Bogujevci ka pritë në takim Kaltrina Mehmetin, kryesuese e KMRS-së, ku në bosht të takimit ishin të drejtat e autorit në Kosovë.  “Takim i këndshëm me kryesuesen e Organizatës për Menaxhim Kolektiv të të Drejtave të Autorit në Fushën e Muzikës (KMRS), Kaltrina Mehmeti, me të cilën diskutuam për forcimin e sistemit të mbrojtjes së të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës. Biseduam për sfidat dhe prioritetet në funksionimin e menaxhimit kolektiv, zbatimin e të drejtave të autorit dhe rëndësinë e një sistemi të drejtë e transparent që garanton mbrojtje dhe kompensim të merituar për krijuesit. Po ashtu, theksuam rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për avancimin e standardeve dhe mbështetjen e zhvillimit...