Ministrja Bogujevci priti në takim Osman Shehun, liderin e grupit ‘Fontana’

Ministrja Bogujevci priti në takim Osman Shehun, liderin e grupit ‘Fontana’

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, priti në takim Osman Shehun, liderin e grupit “Fontana”, një prej grupeve më të hershme të muzikës pop rock në Kosovë. Gjatë takimit u bisedua për rrugëtimin e “Fontanës” që nga themelimi, për përvojat e grupit në skenën muzikore vendore ndër vite, si dhe për koncertin jubilar që do të mbahet me rastin e 50-vjetorit të themelimit. Ministrja Bogujevci vlerësoi angazhimin për ruajtjen e traditës së muzikës vendore dhe organizimin e këtij aktiviteti jubilar./KultPlus.com